Flash

Dekreti i Rritjes i pashfrytëzuar, Juventus përshëndet Angel Di Maria: "Fat të mbarë në të ardhmen"

Lapsi.al 22 June 2023
Dekreti i Rritjes i pashfrytëzuar, Juventus përshëndet Angel Di
Vetëm një vit, mes uljesh e ngritjesh, veprimeve të klasit dhe dëmtimeve, pritshmërive të shpërblyera dhe zhgënjimeve të papritura. Me një Kupë Bote në mes, të fituar, që përzieu kartat dhe shënjoi sezonin. Tani është zyrtare, Angel Di Maria largohet nga Juventus. Në pranverë u diskutua një zgjatje e mundshme njëvjeçare, por epilogu i sezonit ka çuar në drejtime të tjera. Këshu, sot, bardhezinjtë përshëndetën kampionin argjentinas me këto fjalë: “Rrugët e Angel Di Maria dhe Juventus ndahen pas një sezoni”. "Ai mbërriti në Continassa në korrik 2022 - vazhdon njoftimi për shtyp i Juventus -. Angel Di Maria kishte nënshkruar një kontratë vjetore pas përvojës së tij të gjatë te PSG, duke shtuar Serie A në listën e kampionateve të mëdha të provuara në karrierë. Aventura e tij me Juventus përfundoi me 40 ndeshje të luajtura, ndezje të klasit të madh dhe 8 gola të shënuar. Gola të ndarë në mënyrë të barabartë mes kampionatit dhe Europa League. Në mes, fitorja e Kupës së Botës me Argjentinën. Ndër pikat më të rëndësishme është sigurisht goli debutues kundër Sassuolo, një voley që bëri të shpërthenin tifozët e pranishëm në Allianz Stadium. Pas Botërorit të lartpërmendur në Katar, paraqitjet më të mira u panë mbi të gjitha në Europa League me trigolëshin në fushën e Nantes. Në atë ndeshje, goli i parë ishte ndër më të bukurit e sezonit. Pa harruar golin e fitores në shtëpi kundër Freiburg. Ai do të mbetet edhe goli i tij i fundit bardhezi. Faleminderit për gjithçka Fideo dhe fat për të ardhmen!". Një e ardhme që mund të jetë ende në Evropë, në Portugali. Në fakt, Benfica është në gjurmët e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI