Flash

E rëndë në Korçë, 24 vjeçari bën babain për spital

Lapsi.al 22 June 2023
E rëndë në Korçë, 24 vjeçari bën babain

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi mesditën e sotme ka dhunuar me sende të forta në kokë babain e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht dhe kur burri ka mbërritur në spital, është raportuar sikur ishte vrarë në punishten e tij.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të saj.

Ka rezultuar se 52 vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij, shtetasi A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i djalit, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Babai i tij, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, për shkak të lëndimeve që ka marrë në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë – Drejtoria Vendore e Policisë Korçë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mesditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, kishte shkuar i dëmtuar në kokë shtetasi A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, menjëherë kanë shkuar në spital me qëllim verifikimin e rastit. Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij shtetasi A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI