Flash

I biri e goditi në kokë, 52-vjeçari e mbron dhe gënjen policinë

Lapsi.al 22 June 2023
I biri e goditi në kokë, 52-vjeçari e mbron dhe gënjen

U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve otë bëra nga policia u zbardh goditja me sende të forta e një 52-vjeçari në Korçë. Dhe autori i dhunimit të tij, ishte djali i vet 24-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mesditën e së enjtes morën njoftimin se në spitalin e Korçës, kishte shkuar i dëmtuar në kokë A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht të Devollit. Menjëherë kanë shkuar në spital me qëllim verifikimin e rastit efektivë të policisë. Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte lënduar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17 të Korçës ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.

“Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij shtetasi A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 24 vjeç, për veprën penale "Dhuna në familje", ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI