Flash

Iraniani i larguar nga kampi i MEK: Aty përdh*nohen meshkuj e femra. Njërëz në Amerikë punojnë për ta, kanë shumë lekë

Lapsi.al 22 June 2023
Iraniani i larguar nga kampi i MEK: Aty përdh*nohen meshkuj e femra.

Një ish-anëtar i MEK, që është arratisur nga kampi i muxhahedinëve, tregon se çfarë ndodh brenda rezidencës në Manzë të Durrësit.

I ftuar në “Shqipëria live”, Mustafai rrëfeu mes lotësh vuajtjet që ka kaluar brenda kampit. Ai tha se pas 18 vitesh në kamp, doli jashtë MEK-ut. “U thashë do të djeg veten të gjallë, ose më lini të dal”, tregoi ai.

40-vjeçari u shpreh se iranianët brenda kampit janë njerëz të stërvitur mirë dhe të rrezikshëm.

“Më të vjetrit janë ushtarë dhe dinë shumë shumë gjëra. Shumë prej tyre kanë jetuar në Amerikë dhe kanë qenë inxhinier IT. Edhe tani ka në Amerikë njerëz që punojnë për ta. Kanë lekë shumë”.

Mustafai tha në kamp mungon çdo liri dhe e drejtë njerëzore, madje tha se nuk kanë munguar abuzimet. Iraniani nuk mbajti dot lotët kur kujtoi familjen që nuk e sheh prej 22 vitesh.

“Pas 22 vitesh, dua të shikoj familjen time. Kur kam ikur, nipin e kam lënë vetëm një vjeç. Ne nuk mund të shkojmë atje, familjet tona nuk mund të vinë këtu.

Ka shumë femra dhe meshkuj që përdhunohen çdo ditë aty. Ne kushdërshtonim çdo fakt aty dhe shpesh ata na akuzonin që ju nuk jeni muxhahedin. Nëse i flisje një vajze apo bëje shaka me atë, të konsideronin imoral dhe të bënin leksione”, tha Mustafa në studio.

Aktualisht, Mustafai jeton në Tiranë dhe është një anëtar bordi drejtues ASILA, Association for the Support of Iranians Living in Albania, një shoqatë e krijuar nga muxhahedinët që kanë qenë të strehuar në kampin MEK në Manëz. Ata ia kanë dalë të arratisen dhe të jetojnë të lirë. (TCH)

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI