Flash

Kurti pas takimeve në Bruksel: Zgjedhje në veri, por të largohen ekstremistët

Lapsi.al 22 June 2023
Kurti pas takimeve në Bruksel: Zgjedhje në veri, por të largohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për zgjedhje të reja në veri dhe për tërheqje të policisë nga objektet komunale në katër komunat veriore, por pasi të plotësohen kornizat ligjore për to.

“Zgjedhjet e parakohshme jemi të hapur, por duhet të kenë zgjidhje ligjore. S’mund të bëhen jashtë ligji. Siç e parasheh ligji, ta zëmë me nënshkrime të qytetarëve, që t’ia përfundojnë mandatin një kryetari. Kjo është një zgjidhje brenda ligjit. Por s’mund të bëjmë zgjidhje joligjore”, ka thënë Kurti.

Pas takimeve të së enjtes me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Bruksel, Kurti ka thënë se Policia në veri po qëndron për të reaguar e jo për të ndërhyrë.

Kurti ka shprehur keqardhje që Serbia ka refuzuar takim trepalësh. Kurti para gazetarëve ka thënë se në takime me Borrellin ka shpalosur dokumente që tregojnë se ku janë rrëmbyer tre policët e Kosovës brenda territorit të vendit si dhe ka kërkuar reagim të ndërkombëtarëve.

“Për bindjen time deeskalimi duhet të nënkuptojë largimin e ekstremistëve të dhunshëm, të grupeve kriminale e ilegale, që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave. Ndërsa sa i përket zgjidhjes më të qëndrueshme, e kuptojmë se ka rëndësi për zgjedhje të parakohshme me proces që paraprihet nga sundimi i ligjit, kampanjë e hapur dhe fer dhe zgjedhje të lira dhe demokratike.

S’mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit ka shenja që ditët përpara janë më të mira se ato që kemi lënë pas, por mbetet të shihet. Jam i hendikepuar sepse s’ka pasur takim direkt”, - ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se mosnënshkrimi i Marrëveshjes bazike është një nga fajtorët për sjelljen në situatën në të cilën gjendet veriu. Më herët, pas takimeve bilaterale, Borrelli shpalosi kërkesat e BE-së. Ai tha se nga Kosova kërkohet që kryetarët e komunave në veri të ushtrojnë detyrat jashtë objekteve komunale e që edhe Policia të tërhiqet nga këto objekte. Po ashtu ka thënë se njëkohësisht duhet të tërhiqen edhe protestuesit. Sipas tij, më pas duhet të ketë zgjedhje të reja, me pjesëmarrje të plotë të serbëve. Borrelli po ashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga Serbia, si dhe hetim për trajtimin e të arrestuarve nga Kosova. /lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI