Flash

LAJM I FUNDIT/ Përfundojnë takimet e Borrell me Kurtin dhe Vuçiç

Lapsi.al 22 June 2023
LAJM I FUNDIT/ Përfundojnë takimet e Borrell me Kurtin dhe

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka dalë para mediave pas takimeve të ndara që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte në Bruksel.

Ai tha se i ka kërkuar Vuçiçit lirimin e 3 policëve kosovarë që po mbahen në Serbi. Ky lirim ai tha se duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte.

“I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, - ka thënë Borrell.

Po ashtu, Borrell tha se të hënën bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, do t’iu raportojnë ministrave të BE-së se ku kanë arritur. Borrell ka kërkuar gjatë takimeve të ndara që të shtensionohet situata duke shtuar se Kurti dhe Vuçiç janë të vetëdijshëm për këtë, por kanë qëndrime të kundërta.

Lajm në përditësim...

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI