Flash

Lewandowski zbulon të ardhmen: "Jo në Arabi, te Barcelona mbyll karrierën"

Lapsi.al 22 June 2023
Lewandowski zbulon të ardhmen: "Jo në Arabi, te Barcelona mbyll

Sulmuesi Robert Lewandowski i premton besnikëri Barcelonës për vitet e ardhshme. Polaku madje reflekton edhe për një tërheqje të mundshme nga futbolli i luajtur. Lewandowski duket se e ka gjetur dimensionin e tij në Spanjë, duke lënë pas muajt e vështirë në përvojën e tij të fundit në Bundesligë: “Tërheqja ime nga futbolli është më afër se larg sot, do ta mendoj në fund të kontratës” - tha ai për Canal + Sport -. Por jam i bindur për një gjë, që do të më pëlqente ta përfundoja karrierën time këtu, te Barcelona. Nuk më intereson Arabia, ndihem mirë në këtë ekip dhe familja ime në qytet. Ndihemi shkëlqyeshëm".

Lexo më tej: "Faleminderit, jemi mirë": Firmino u vetëofrua te Barça, Xavi e Lewandowski i mbyllin derën

Pasi erdhi në një realitet të ri si ai i futbollit spanjoll, Lewandowski mundi të përshtatej menjëherë me kampionatin. Në fakt, polaku shënoi 23 gola dhe shërbeu 7 asiste në 34 paraqitje vetëm në La Liga. Performancë përtej çdo pritshmërie, që vetë lojtari nuk do ta kishte imagjinuar kurrë: "Nuk prisja të shënoja kaq shumë gola (33 në të gjitha garat). E ndjeja se duhej të fokusohesha te diçka tjetër te Barça. Doja të isha i rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës”. Më pas, Lewa foli për trajnerin Xavi: "Ai i ka idetë e qarta dhe është shumë i mirë për t'i çuar përpara. Ai është një trajner i madh, edhe sepse gjithmonë e di se çfarë i nevojitet skuadrës".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI