Flash

Luiza Gega vendos kohën rekord në Europianin Ekipor: e pandalshme në 3000 metra me pengesa

Lapsi.al 22 June 2023
Luiza Gega vendos kohën rekord në Europianin Ekipor: e pandalshme
Pas garës së 5 mijë metrave, vjen një tjetër performancë madhështore. Luiza Gega triumfon në mënyrën më të mirë të mundshme në garën e 3 mijë metrave me pengesa. Kampionia dibrane ka arritur kohën më të mirë 9:17.31, duke u shpallur kampione e njëkohësisht duke vendosur rekordin e garës në Kampionatin Europian Ekipor që po mbahet në Poloni. Gega, në garën e sotme, mori triumfin e dytë në këtë kampionat, duke u shpallur kampione edhe në 3000 metra me pengesa. E pritshme, për kampionen e Europës e për më tepër në displinën e saj të preferuar. Vetëm tre ditë më parë, Luiza Gega dominoi edhe garën e 5000 metrave, duke i dhënë pikë të tjera të vlefshme Shqipërisë në Divizionin C. Me kronometrimin 9:17.31, Gega u shpall kampione, duke vendosur gjithashtu edhe rekord të ri në 3000 metra me pengesa në Europianin Ekipor. Me këtë sukses ajo e dërgon në 11 numrin e triumfeve në kampionatet e ndryshme europiane, duke barazuar bullgaren Ivet Lalova-Collio. [video width="320" height="564" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/cf69a061-4f1c-4e93-8dbc-4c41d6330f3f-2.mp4"][/video] Sa për saktësim, kampionia në fuqi e Europës konkurroi në këtë nivel, për faktin se aty bën pjesë Shqipëria, duke qenë një garë ekipore. Por kjo nuk e pengoi aspak kampionen dibrane që të dhuronte një paraqitje spektakolare. Luiza Gega mbetet e vetmja sportiste e Shqipërisë rezultatet e të cilës, prej shumë vitesh, janë gjithnjë brenda normës kulifikuese për në Lojërat Olimpike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI