Flash

Mister dhe pikëpyetje/ Çfarë ndodhi me nëndetësen

Lapsi.al 22 June 2023
Mister dhe pikëpyetje/ Çfarë ndodhi me nëndetësen

"Ne besojmë se ekuipazhi i nëndetëses sonë ka vdekur." Kështu deklaroi kompania OceanGate që kishte në pronësi nëndetësen Titan, e cila u zhduk pranë rrënojave të Titanikut, duke konfirmuar vdekjen e 5 pasagjerëve. Ndërkohë, roja bregdetare amerikane ka bërë të ditur se nëndetësja me gjasë ka shpërthyer në ujërat e Atlantikut të Veriut.

"Mbetjet e gjetura janë në përputhje me pjesë të dhomës së presionit - tha kundëradmirali John Mauger duke shtuar: “Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjarët e ekuipazhit". Roja bregdetare konfirmoi gjithashtu se kishte gjetur mbetje të "bishtit të Titanit".

"Tani besojmë se CEO ynë i Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë vdekur" - tha kompania. "Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës," - thuhej në deklaratë.

Çfarë ndodhi me nëndetësen?

Fusha e mbeturinave të nëndetëses Titan u zbulua pranë Titanikut. Sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare të SHBA-së është shumë herët për të thënë saktësisht se kur ka ndodhur "shpërthimi katastrofik". Nuk është e qartë nëse shpërthimi ka ndodhur të dielën apo në ditët në vijim, gjatë kërkimit ndërkombëtar për gjetjen e nëndetëses së zhdukur. Fusha e mbeturinave të Titanit u gjet rreth 488 metra nga Titaniku.

Në dyshim mbeten 8 orët që kaluan nga koha kur Titan humbi komunikimin me sipërfaqen dhe kohës kur anija e saj mbështetëse kanadeze, Polar Prince e raportoi zhdukjen e saj në Rojen Bregdetare të Shteteve të Bashkuara. Vonesa ende nuk është shpjeguar nga kompania OceanGate Expeditions. Sean Leet, kreu i kompanisë që ka anijen mbështetëse të Titanit nuk bëri komente duke thënë vetëm se "u ndoqën të gjitha protokollet për misionin". Por ekspertët e njohur në eksplorimin e detit të thellë thonë se ato orë të humbura ngrenë shumë pikëpyetje.

Vetëm pas këtij “boshllëku” 8 orësh ishte familja e miliarderit britanik Hamish Harding që ngriti alarmin. Kathleen Cosnett, një kushërirë e Hamish Harding, kritikoi vonesën. "Është e frikshme" – tha Cosnett, 69 vjeç, për The Telegraph. "U desh kaq shumë kohë për t'i shpëtuar ata. Është shumë e gjatë. Mendova se 3 orë do të ishin minimumi” - tha ajo e pikelluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI