Flash

Përplasjet në kampin e muxhaedinëve, Berisha kërkon dorëheqjen e Bledi Çuçit!

Lapsi.al 22 June 2023
Përplasjet në kampin e muxhaedinëve, Berisha kërkon

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas situatës së krijuar në kampin e muxhahedinëve në Manzë, gjatë përplasjes me policinë.

Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Policisë së Shteti, duke i akuzuar se janë ata që kanë vrarë një nga anëtarët e muxhahedinëve, pas përplasjes në kampin Ashraf3.

“Qeveria amorale e këtij vendi vrau në strehë të vet një luftëtarë lirie. Ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vend. Aktakuza kishte elementë të poshtërimit të shqiptarëve, si vasalë të Iranit!”, tha Berisha.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar Balla replikoi me Berishën duke e akuzuar se kërkon të përdorë ngjarjen. Ai tha se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pasi ka një procedurë.

“Ka një formë për paraqitjen e kërkesave për ndryshimin e rendit të ditës. Ky që bën….”, ka replikuar Balla.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ndikimi i valëve të nxehtit afrikan në Shqipëri vijon të jetë prezent duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë në të gjithë territorin e vendit. Kjo s...

07:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI