Flash

Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, cilat janë afatet

Lapsi.al 22 June 2023
Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, cilat

E ndërsa procesi i regjistrimit të fëmijëve që do të ndjekin klasën e parë gjatë vitit të ri shkollor ka nisur në portalin “e-Albania”, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konfirmuar pak minuta më parë edhe afatin deri kur do të vijojnë regjistrimet. Sipas një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, bën me dije se aplikimi online për regjistrimin mund të bëhet deri në datën 30 qershor.

“Tashmë prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024. Afati për këtë shërbim online është data 30 qershor 2023 dhe të gjithë prindërit që kanë nevojë për ndihmë do të mbështeten nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al”, shkruan ministrja Kushi në facebook. Duke bërë aplikimin online në portalin qeveritar, brenda pak minutash prindërit do të mund të zhvillojnë procedurat për regjistrimin e fëmijës në klasë të parë. I vetmi dokument që do të kërkohet gjatë plotësimit të aplikimit është ai i kujdestarisë ligjore që duhet vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore.

Risi këtë vit në regjistrime do të jetë edhe ulja e moshës së pranimit të fëmijëve që do të mund të ndjekin klasën e parë. Konkretisht, referuar ndryshimeve të bëra në ligjin për arsimin parauniversitar, në vitin shkollor 2023-2024 në klasën e parë do të mund të regjistrohen edhe fëmijët të cilët moshën 6 vjeç do ta mbushi deri në datën 31 dhjetor të këtij viti. Ky rregull nuk është me detyrim. Do të jenë vetë prindërit ata që do të vendosin nëse do të vendosin për dërgimin e fëmijës në klasë të parë edhe pa mbushur moshën 6 vjeç.

Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga njësia vendore e arsimit parauniversitar do të respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë”, sqarojnë autoritetet e dikasterit të Arsimit.

Procedura që duhet të ndiqni:

Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar www.e-albania.al.

Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë” dhe klikoni butonin “Përdor”.

Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, aplikon brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijë

Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”

Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi ka adresën e banimit në një nga rrugët që mbulon institucionin arsimor dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesë

Në qoftë se çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin

Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit.

Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, aplikon brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.

Të këshilluara

Inceneratori i Elbasanit, shtyhet sërish gjyqi

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit. Mësohet se seanca e radhës është për në datë 6 korrik ora 9, ku do t’i jepet më shumë kohë mbrojtjes për t’u përga...

16:31

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI