Flash

Florentino Perez dëshiron vetëm Mbappe: në Francë lajmërojnë akordin me Real për 200 milionë plus 50 bonus

Lapsi.al 23 June 2023
Florentino Perez dëshiron vetëm Mbappe: në Francë
Transferimi i mundshëm i Kylian Mbappe te Real Madrid është gati të bëhet telenovela kryesore e merkatos së verës. Ylli francez mbylli dyert dyert për një rinovim me PSG. E pavarësisht se u sigurua se donte të respektonte kontratën deri në qershor 2024, Blancos kanë filluar të bëhen serioze. Për Florentino Perez 24 vjecari është një obsesion. Presidenti i merengues sheh tek francezi të vetmen mundësi për të zëvendësuar Benzema. E mediat spanjolle sigurojnë se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta sjellë në kryeqytet, pa pritur vitin e ardhshëm. Lajmi i vërtetë që filtron nga Franca është se në Katar nuk e morën shumë mirë mos rinovimin e Mbappe. E tani pronarët e klubit kanë dhënë aprovimin për ta shitur, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbin me parametër zero brenda një viti. Kërkesa do të ishte marramendëse: 200 milionë euro menjëherë, plus 50 bonuse në rast të fitimit të Topit të Artë. Zbulimi vjen nga portali PSG Community dhe u mor menjëherë nga El Chiringuito. Spanjollët madje shkuan aq larg sa treguan 23 korrikun si datën e mundshme për prezantimin e Mbappe në Bernabeu. Lexo më tej: Lajmi i bujshëm nga Spanja: Mbappe do të prezantohet te Real Madrid në 23 korrik Mbappe refuzoi të ushtronte rinovimin që ishte prezent në kontratën e tij me PSG. Një veprim që la të kuptohej se francezi po mendonte largimin nga Kulla Eiffel. Në këtë pikë, ishte e pashmangshme ndërhyrja e Madrid. Spanjollët kishin kërkuar edhe më parë ta merrnin lojtarin në Bernabeu. Tani duket se diçka po lëviz. Ndoshta do të duhen ende javë për të mbyllur një marrëveshje të këtyre përmasave. Por nëse lojtari dhe të dy klubet fillojnë të rremojnë në të njëjtin drejtim, siç duket se po ndodh, shanset që marrëveshja të përfundojë rriten.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI