Flash

Kurti i përgjigjet Borrell: E vërteta e marshimit të FSK në Mitrovicë

Lapsi.al 23 June 2023
Kurti i përgjigjet Borrell: E vërteta e marshimit të FSK në
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar sërish lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ai ka kritikuar qeverinë e Prishtinës për arrestimet e reja ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe për një marshim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore. Për t’u dukur si “i balancuar” Borrell ka kritikuar edhe Serbinë, për retorikën e saj nxitëse. “Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e ashpër nga Serbia”, - ka shkruar Borrell i cili ka shtuar se ky tensionim në rritje, nuk do të tolerohet. “Pavarësisht takimit për krizën, tensionimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, - ka shkruar Borrell. Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratave të shefit për politikë të jashtme të BE-së duke u shprehur se ky është dezinformim i rrezikshëm dhe do të përhapë panik. “Stërvitjet e sotme nga Regjimenti i III i FSK të Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm” - shkruan Kurti që përgjigjet edhe për arrestimet e serbëve. “Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në N. Mitrovicë për sulmon ndaj KFOR në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetimet dhe arrestimet. Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, shkruan Kurti në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI