Flash

"Maqo Lakrori" i Bashës "sulmon" këtë të fundit: S'ka platformë të qartë

Lapsi.al 23 June 2023
"Maqo Lakrori" i Bashës "sulmon" këtë të

Kandidati për kryetarin e PD-së, Gjergj Hani foli në lidhje me garën ku ai do konkurrojë me Lulzim Bashën.

Hani u shpreh se vendosi të kandidojë pasi PD “është në gjendje dëshpëruese”, ndërsa shtoi se nuk do mjaftonte vetëm këndvështrimi i Bashës për rindërtimin e partisë.

Në lidhje me kundërshtarin e tij, Hani u shpreh se Basha nuk ka shtruar një platformë të qartë për ndarjen nga e shkuara, ndërsa e cilësoi atë si një “social-demokrat” që është i prirur të bëjë marrëveshje për mbrojtjen e interesave.

“Vendosa të kandidoj pasi PD është në gjendje dëshpëruese. Nuk do mjaftonte vetëm këndvështrimi i Bashës për rindërtimin e partisë. Nga ai nuk shoh një platformë të qartë për ndarjen me të shkuarën. Prisja një qasje tjetër me demokratët.

Qëndrimi i Bashës më duket më shumë social-demokrat, që është i prirur të bëjë marrëveshje në përgjithësi për interesat”, u shpreh Hani ndër të tjera.

Kandidatura e Bashës me Gjergji Hanin, të kujton farsën e Edi Ramës në vitin 2009 me Maqo Lakrorin. Asokohe Rama për mbajtur PS-në sajoi një garë formale me Maqo Lakrorin. Aq sa tregohet si barsaletë që Maqo lëvizte në të njëjtën makinë me Ramën gjatë takimeve me socialistët nëpër Shqipëri. 14 vite më vonë kemi të njëjtën farsë elektorale në Partinë Demokratike. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI