Flash

Protestë/ Studentët e mjekësisë kundër detyrimit për të punuar në vend

Lapsi.al 23 June 2023
Protestë/ Studentët e mjekësisë kundër detyrimit

Studentët e mjekësisë kanë nisur edhe sot protestën para rektoratit të UMT-së pasi refuzojnë punësimin me detyrim.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë para Universitetit me pankarta ku kundërshtojnë këtë vendim si edhe penalizimet financiare që vijnë me të.

Sakaq ata kanë thënë se kanë mbështetjen e pedagogëve sa i takon kësaj çështjeje.

Çfarë parashikon ky vendim? Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë ...

07:52

VIDEO/Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim...

12:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI