Flash

Rama "ngrin" Ballkanin e Hapur deri në lirimin e 3 policëve

Lapsi.al 23 June 2023
Rama "ngrin" Ballkanin e Hapur deri në lirimin e 3 policëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se i vetmi raport me Serbinë do të jetë ai që lidhet me lirimin e 3 policëve kosovarë që po mbahen në burgjet serbe.

Ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë takim për Ballkanin e Hapur apo marredhenive te tjera derisa Beogradi te liroje pa kushte 3 policet.

“Nuk ka takim për Ballkanin e Hapur, duhet të lirohen tre policët e marrur peng”– u shpreh Rama.

Kryeministri i cilësoi si lajthitje shtetërore nga ana e Serbisë mbajtjen në burg të policëve kosovarë.

“Serbia se njeh fare atë kufi tani, ca kuptimi ka tani? Kjo është lajthitje shtetërore. Është pasojë e një fakti dhe prandaj në raport me ditën e djeshme edhe aleatëve ja kam bërë të qartë, pa u liruar ata të tre është e kotë që të bëhet ndonjë gjë. Unë nuk jam i ëmbël me Albinin por do bëja të njëjtën gjë.

Se është e papranueshme fare. S’janë 3 njerëz që i kanë kapur se kanë bërë krime siç janë ata që janë kapur në Kosovë. Janë 3 efektivë policie që janë kapur se pse ka kaluar një vijë kufiri që është e paqartë se ku ndodhen. Po pastaj, çfarë bën atje? Çdo komunikim me Serbinë do të jetë lironi 3 policët. Nëse nuk do të lirohen 1 vit, 2, 3 vite nuk do të këtë marrëdhënie. Nuk nënkuptoj ndalim kamioni.”- thotë Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI