Flash

Video/ E pabesueshme në Brazil: tifozët hedhin tymuese në fushë e vjedhin makinën e policisë

Lapsi.al 23 June 2023
Video/ E pabesueshme në Brazil: tifozët hedhin tymuese në
Delir, brenda dhe jashtë fushës në Brazil. Kjo është ajo që ndodhi si gjatë ndeshjes Santos-Corinthians, në kampionatin brazilian, ashtu edhe në fund të saj. Tifozët vendas, vetëm pak minuta para bilbilit të fundit e nën dy gola, filluan të hedhin tymuese dhe shashka në fushë. Por jo vetëm. Sepse edhe pas takimit protestat dhe aktet vandalizuese vazhduan jashtë stadiumit. Disa përplasje me policinë ndodhën e deri tek vjedhja e një makine policie nga disa ultras. Rezultati përfundimtar ishte 2-0 në favor të Corinthians, falë golave në pjesën e parë të Yuri Alberto dhe Ruan Oliveira. Humbje e rëndë për Santos, që me këtë disfatë rrëshqiti në vendin e 13 në kampionat. Një pozicionim shumë larg krahasuar me pritshmëritë fillestare. E kjo i zemëroi tifozët e Peixe. Ata nisën protestën, duke hedhur cfër kishin mundësi në fushë. Tymuese e shashka vërshuan si shi. Por protesta e mbështetësve të Santos nuk u ndal me kaq. Në të vërtetë, ajo vazhdoi e përshkallëzuar jashtë stadiumit. Disa tifozë filluan të përplasen me policinë, duke shkaktuar frenezi dhe momente çmendurie pranë Vila Belmiro, stadiumi ku u luajt ndeshja. Disa ultras madje kanë shkuar edhe më tej, duke vjedhur një makinë policie. Deliri, në atë moment, arriti në nivele të paimagjinueshme. Edhe një herë Brazili tregon se ka një pasion të shfrenuar dhe një ndjenjë të papërshkrueshme për futbollin. Por - siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën - e manifeston atë në mënyrën më të keqe të mundshme: me dhunë dhe brutalitet. Dy karakteristika që nuk duhet, madje nuk mund, të përfaqësojnë popullin brazilian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI