Flash

72 kilogramë kokainë/ Arrestohet ‘bosi’ shqiptar i drogës në Itali

Lapsi.al 24 June 2023
72 kilogramë kokainë/ Arrestohet ‘bosi’ shqiptar i

Një shqiptar 29-vjeçar është vënë në pranga në Itali pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine. Gjithçka lindi pas një kontrolli normal në rrugë ndaj një makine tip “Peugeot 208”, më 21 Qershor në Reggio Emilia.

Por shoferi në vend që ta ndalte mjetin, e ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar. Pas një ndjekjeje prej disa minutash, shqiptari hyri në një rrugë qorre. Për pasojë u detyrua që ta linte makinën në mes të rrugës dhe të arratisej në këmbë.

Por për disa minuta u ndalua nga policia. Nga kontrolli paraprak, u zbuluan se kishte në makinë 30 mijë euro. Më pas kontrollet vijuan në banesën e tij.

Në një makinë të dytë u gjetën 48 pako me kokainë. Sipër lëndës narkotike ishte shkruar “Boss”. Të dyja makinat kishin fund fals dhe brenda u gjetën edhe 20 mijë euro të tjera. Po ashtu u zbulua edhe një sasi tjetër lënde narkotike. Në total shqiptarit iu kapën mbi 72 kilogramë kokainë.

Të këshilluara

Si do të jetë moti për sot edhe nesër

Sipas MeteoAlb pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane nga territori shqiptar duke sjellë një freskim të lehtë të motit. Megjithatë orët e paradites do të ...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI