Flash

Grabitja e biznesit në Astir, policia ofron 5 mijë euro shpërblim për qytetarët që njohin autorin

Lapsi.al 24 June 2023
Grabitja e biznesit në Astir, policia ofron 5 mijë euro shpërblim

Policia ofron 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion në lidhje me autorin e grabtijes së ndodhur mëngjesin e sotëm, në një biznes të transfertave të parave në zonën e Astirit në Tiranë.

Policia garanton anonimat të plotë për të gjithë qytetarët që do të ofrojnë informacion për grabitësin, i cili kujtojmë se u largua nga vendngjarja me një biçikletë.

“Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton Policia.

Të këshilluara

Bastiset zyra e Wagner në Shën Petersburg

Forcat e rendit ruse kanë kryer një bastisje në zyrën e Wagner në Shën Petersburg, raporton BBC. "Zbatuesit e ligjit kanë hyrë në Qendrën PMC Wagner në rrugë...

09:53

Si do të jetë moti për sot edhe nesër

Sipas MeteoAlb pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane nga territori shqiptar duke sjellë një freskim të lehtë të motit. Megjithatë orët e paradites do të ...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI