Flash

Inter blindon mbrojtjen e të ardhmes: zikaltrit marrin gjigantin Bisseck

Lapsi.al 24 June 2023
Inter blindon mbrojtjen e të ardhmes: zikaltrit marrin gjigantin Bisseck

Interi ka konfirmuar nënshkrimin e Yann Bisseck nga Aarhus. Mbrojtësi qendror i Aarhus, i lindur në vitin 2000 dhe kapiteni i skuadrës së Gjermanisë U-21, me të cilën shënoi në debutimin e tij në Kampionatin Evropian 2023, do të veshë fanellën zikaltër. Interi ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit prej 7 milionë eurosh në kontratën e gjermanit. Marotta arrin kështu një marrëveshje me Aarhus edhe për pagesën. Ajo do të bëhet për dy vite, me këste prej 3.5 milionë në sezon. Me lojtarin tashmë ishin diskutuar detajet për një kontratë deri në vitin 2028.

Bisseck do të zbarkojë në Milano pas Kampionatit Evropian për ekzaminimet e zakonshme mjekësore. Vetëm atëherë do të përfundohet edhe procedura burokratike. Kohë që i ka dhënë mundësinë klubit për të diskutuar detajet përfundimtare me klubin danez. Sidoqoftë, Bisseck mund të konsiderohet si përforcimi i parë për mbrojtjen e teknikut Simone Inzaghi dhe Interit të tij.

Lexo më tej: Brozovic largohet nga Inter, Inzaghi ndryshon mesfushën: ja çfarë do të thotë për Kristjan Asllanin

Kapiteni i Gjermanisë U-21 pati një sezon të shkëlqyeshëm me Aarhus, duke shënuar 4 gola dhe 2 asiste. Bisseck megjithatë mund të mos jetë fytyra e vetme e re për mbrojtjen e Inter. Profili i eksperiencës, Cesar Azplicueta, nga Chelsea është një tjetër emër i nxehtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI