Flash

Video/ Prova para pasqyrës dhe fjalimi i Marciniak për asistentët: ja ç'ndodhi para finales

Lapsi.al 24 June 2023
Video/ Prova para pasqyrës dhe fjalimi i Marciniak për
Kanë kaluar ekzaktësisht dy javë nga finalja e Champions League mes Manchester City dhe Inter, e fituar 1-0 nga djemtë e teknikut Pep Guardiola. Në videon e publikuar nga klubi anglez pas fitores në Stamboll, shihet edhe një skenë me protagonist arbitrin e ndeshjes Szymon Marciniak. A jeni bërë kurioz ndonjëherë për emocionet para një finale, jo të lojtarëve, por arbitrave? Në këtë rrethanë, Marciniak është filmuar teksa brenda dhomës së zhveshjes praktikon nxjerrjen e kartonëve para fillimit të ndeshjes. Në fund, polaku i mbylli përgatitjet para pasqyrës. Një skenë e paparë më parë, e cila dëshmon për zellin dhe përpikmërinë e arbitrit Marciniak. Polaku, nuk duhet harruar, u thirr edhe për të arbitruar finalen e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës. Lexo më tej: Finalet europiane me arbitra ekspertë: Marciniak për Manchester City-Inter

DISKUTIMI I SKUADRËS ARBITRALE

Kështu, menjëherë para se të futej në fushë, vjen edhe fjalimi drejtuar bashkëpunëtorëve të tij: “A jeni gati djema? Le të argëtohemi, kemi gjithë kohën e duhur për të marrë vendime. Nëse ju nevojitet, merrni pesë sekonda”. Në fakt, sa për finalen gjithcka shkoi mirë, sa i takon arbitrimit. Marciniak u ndihmua edhe nga dy skuadra që luajtën ndeshjen me fair play, duke mos lejuar polakun të bëhej protagonist.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI