Flash

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën punonjësi i policisë

Lapsi.al 25 June 2023
Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatit Neviçisht në aksin Korçë - Bilisht. Një automjet tip Opel është përplasur me një trajler. Mësohet se në aksident ka humbur jetën një 63-vjeçar me iniciale I.D. që rezulton të jetë punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policie dhe ambulanca. Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak dyshohet se është bërë një manovrim i gabuar i automjetit.

"Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip "Scania" me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit"  - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI