Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Julian Deda zbulon nëse do rikthehet "Apartamenti 2XL"

Lapsi.al 25 June 2023
Julian Deda zbulon nëse do rikthehet "Apartamenti 2XL"

Julian Deda ka folur së fundmi për të ardhmen e "Apartamenti 2XL" Pas largimit të tij nga "Klanifornia" u përfol se Julian do të risillte shfaqjen e humorit së bashku me aktorët e tjerë që kanë qenë pjesë e saj. Mirëpo përmes rrjetit të tij social, Instagram, aktori ka zbuluar se nuk është e lehtë për t’u realizuar pasi kërkon buxhet dhe organizim.

"Apartamenti 2xL, dy fjale sa për tu sqaruar. Si filllim ju falenderoj nga zemra, qe e doni kaq shumë. “Pse nuk ktheni Apartamentin?, “Apartamenti 2xL ishte fantastik”, “Kthejeni 2xL  se na ka marre malli”, këto janë komentet tuaja të shumta gjatë gjithë këtyre viteve dhe sidomos këto ditët e fundit. Ndjehem mire kur i lexoj, sepse edhe unë mendoj si ju.

Ajo qe duhet të dini, është se realizimi i ketij spektakli nuk është 100% në dorën time, se po të ishte për mua, do lija çdo lloj pune për tu marrë me Apartamentin 2xL, aq e dua si format. Si aktor, jam ndjerë aq mirë në atë spektakël, sa jam gati të bashkëpunoj me çdo televizion qe ka mundësinë dhe dëshirën për ta realizuar.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhet, nuk do të thotë se nuk është një opsion për sezonin e ri televiziv. Një gjë është e sigurt, Apartamenti 2xL nuk është i lehtë për tu realizuar, kërkon buxhet dhe organizim të mirëmenduar dhe këtë mund ta bëjë vetëm një televizion me këllqe.

Prandaj të dashur miq, mos mendoni se nuk duam ta risjellim, duam vetëm, qe kur të rishfaqet të jetë në lartësinë e duhur, ashtu siç ju e dëshironi Apartamentin 2xL. Ju përqafoj…!", shkroi Deda.

Të këshilluara

Taylor Swift refuzon ftesën e Meghan Markle

Taylor Swift refuzoi një ftesë për t'u shfaqur në podcast-in e anuluar tashmë të Meghan Markle - edhe pasi Dukesha e Sussex-it i shkroi artistes, sipas The Wall...

13:10

Filmi "Priscilla" përballet me kritika

Zyrtarët nga pasuria e Elvis Presley-t po kritikojnë filmin e ardhshëm biografik "Priscilla" - bazuar në kujtimet e famshme të Priscilla Presley, "Elvis and Me"...

17:50

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI