Flash

PAMJE/ Përmbytje masive në Pejë, humb jetën nëna dhe djali 5 vjeç

Lapsi.al 25 June 2023
PAMJE/ Përmbytje masive në Pejë, humb jetën nëna dhe

Përmbytje masive vërshuan mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pejës në Kosovë. Për shkak të vërshimit të ujërave humbi jetën një nënë e re 30-vjeç dhe djali i saj vetëm 5 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen “Asllan Çeshme” të qytetit. Autoritetet raportojnë edhe për lëndimin e dy personave të tjerë në lagjen “Fidanishte”.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Fatmir Asllani, nënkryetar në komunën e Pejës ka zbuluar më shumë detaje për humbjen e jetëve. Fillimisht u gjet foshnja dhe më pas nëna e tij të cilën e kishte marrë rrjedha.

“Me aq sa dimë ata kanë qenë në shtëpinë e tyre e cila ka qenë shumë afër bregut të lumit. Për shkak të vërshimit të madh të ujit, shtëpia është shembur. Supozohet se njëfarë dige që ishte ndërtuar në lagje në vitet 50-60 është dëmtuar dhe e ka sjellë vërshimin e ujit. Ata kanë qenë në shtëpi dhe ishin fqinjët e kanë raportuar rastin. Shtëpia duhet me qenë ndërtim i pasluftës. Nëna është gjetur në një shtëpi afër fqinjëve”, - tha Asllani.

Për dy të lënduarit nga këto përmbytje thuhet se nuk bëhet fjalë për plagë të rënda. Ekipet e emergjencave kanë qëndruar deri në 05:00 të mëngjesit duke verifikuar nëpër makinat që ranë në kanal se mos ka persona të zhdukur. ©LAPSI.al

[video width="368" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/354898299_9525649810810519_2829773985518089758_n-1-1.mp4"][/video]

[video width="352" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/354912543_6083690915073001_3249185216094710182_n-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Arrestohet dhe femra e gojores me Gjicin

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Ka...

23:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI