Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Rebelimi i Wagner sfidë ndaj autoritetit të Putin”/ Blinken: U shfaqën përçarjet e lidershipit rus

Lapsi.al 25 June 2023
“Rebelimi i Wagner sfidë ndaj autoritetit të Putin”/

Teksa ka komentuar rebelimin e mercenarëve të Wagner në Rusi, Sekretari i DASH, Anthony Blinken e ka cilësuar këtë ngjarje si një “sfidë të drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të Vladimir Putin”.

Sipas tij kjo kryengritje ndaj fuqisë së Kremlinit ka shfaqur “mangësi dhe përçarje serioze” në lidershipin ushtarak të Rusisë.

Lexo më tej: Kompromisi i Lukashenkos/ Zgjidhet kriza, Prigozhin arratiset drejt Bjellorusise 

I pyetur nëse SHBA ishte “përgatitur për rënien e mundshme të qeverisë së Putinit” dhe nëse rezervat bërthamore të Rusisë ishin “të sigurta”, Blinken tha: “Ne gjithmonë përgatitemi për çdo rast”.

“Natyrisht, kur kemi të bëjmë me një fuqi të madhe, veçanërisht një fuqi që ka armë bërthamore, kjo është diçka shqetësuese, diçka për të cilën jemi shumë të fokusuar”, u shpreh Blinken.

Sakaq, Blinken tha se presidenti amerikan, Joe Biden, nuk është përpjekur të kontaktojë me Vladimir Putin që nga rebelimi i Wagner.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI