Flash

Zbardhet dëshmia e Almës në SPAK/ Çfarë ndodhi në zyrën e Gjicit

Lapsi.al 25 June 2023
Zbardhet dëshmia e Almës në SPAK/ Çfarë ndodhi

Kanë dalë detaje nga dëshmia që Alma K., vajza që shfaqet në filmimin erotik në zyrën e kryetarit të dorëhequr të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka dhënë në SPAK. Lapsi.al ka mundur të sigurojë një pjesë të kësaj dëshmie sipas së cilës, vajza ka pretenduar se në fillim ka qenë Gjici ai që i ka kërkuar favore seksuale ndërsa më pas tek rasti në video gjithçka ka ndodhur ka qenë me dëshirën e saj.

“Kur m’u dha mundësia, fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit.

Ditën që shkova kisha marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë. Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij.

U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentat dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha “Lëri se flasim pastaj”. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe ç’ka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenve” – është një pjesë nga dëshmia që Alma K. ka bërë para SPAK.

Ajo u arrestua një ditë më parë, por u la në arrest shtëpie për shkak se duhet të kujdeset për një fëmijë të mitur. Në burg përfundoi edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici që akuzohet për korrupsion pasiv. Ata do të dalin të hënën para Gjykatës së Posaçme për t'u njohur me masën e sigurisë.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet dhe femra e gojores me Gjicin

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Ka...

23:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI