Flash

Anna Stachurska, gruaja e Lewandowski ngjitet në ring: propozim konkret për tu futur në MMA

Lapsi.al 26 June 2023
Anna Stachurska, gruaja e Lewandowski ngjitet në ring: propozim konkret

Anna Stachurska është më mirë e njohur si "Lewandowska", pas martesës së saj me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski. Vajza tani ka zbuluar se ka marrë një ofertë për të luftuar në Artet Marciale Mikse: "Kam pirë një kafe me Slaëomir Peszko, pronarin e KSW(organizata kryesore e MMA në Poloni, red) dhe më tha të provoja diçka të re. Ai vlerësoi se bëhej fjalë për dy vjet përgatitje. Unë i thashë se doja të flisja fillimisht me burrin tim".

Lexo më tej: FOTO/ Elisabetta Canalis mposht me pikë influencuesen Muratori: debutim fitues në kickboxing për ish-modelen

A do të ngjitet Stachurska në ring kjo mbetet për tu parë. Fakt është se kohët e fundit MMA po tenton të bëhet tërheqëse duke përfshirë në botën e saj edhe modele apo femra të televizionit. E fundit është Elisabetta Canalis, ish-velina dhe e dashura e Christian Vieri dhe George Clooney. Në moshën 43-vjeçare ajo ka zbritur në ring me një influencuese bolonjeze, Rachele Muratori. “Kikboksi për mua do të thotë ekuilibër, stabilitet – shpjegoi pas fitores Elisabetta Canalis – dhe gjithashtu shumë djersë. Kam disa kohë që stërvitem vazhdimisht dhe e dua këtë disiplinë. Ajo kërkon, përveç përpjekjes fizike, shumë përqendrim te vetja dhe gjithashtu kundërshtari. Qendrueshmëria në punën e kombinuar në trup dhe mendje, që mund të jetë aleat por edhe kundërshtar në jetë dhe në ring, më ka lejuar ndër vite të përmirësoj stabilitetin tim të brendshëm".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI