Flash

Flet Putin: Rebelët i bënë llogaritë gabim, u shmang gjakderdhja

Lapsi.al 26 June 2023
Flet Putin: Rebelët i bënë llogaritë gabim, u shmang

Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar kombit në një video-fjalim në televizionin shtetëror. Putin tha se shoqëria ruse është konsoliduar dhe se "shumica dërrmuese" e kompanisë Wagner janë patriotë të Rusisë.

“Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme” – tha Putin që falënderoi komandantët dhe ushtarët e Wagnerit që shmangën gjakderdhjen. Ai premtoi se do t’i lejojë të largohen ata që duan të shkojnë në Bjellorusi dhe se do ta mbajë premtimin e tij. Në fjalimin e tij, Putin tha gjithashtu se të gjitha vendimet e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin u morën që në fillim.

“Rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale” - shtoi ai. Putin falënderoi liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko për përpjekjet e tij për të zgjidhur situatën në mënyrë paqësore, por ai tha se ishte uniteti i shoqërisë që luajti rolin vendimtar.

Putini u tha rusëve se ata që organizuan "kryengritjen" donin që Rusia të humbiste" dhe shoqëria ruse të mbytej në gjak, por ata i bënë llogaritë gabim". Ai vazhdoi të falënderojë të gjitha shërbimet e sigurisë "që i qëndruan besnikë betimit të tyre" si dhe pilotët që humbën jetën. Ai shtoi se u ndërmorën hapa për të shmangur gjakderdhjen e madhe.

“Falënderoj ushtarët dhe komandantët e Wagner-it që nuk derdhën gjak - ju mund të nënshkruani një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, ose të transferoheni në Bjellorusi” – tha Putin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI