Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Biden: SHBA dhe NATO nuk janë përfshirë në kryengritjen e Wagner

Lapsi.al 27 June 2023
Biden: SHBA dhe NATO nuk janë përfshirë në kryengritjen e

Presidenti i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka thënë se SHBA dhe NATO-ja nuk kanë pasur asnjë përfshirje në kryengritjen e armatosur kundër Kremlinit të nxitur nga Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner të mercenarëve. Biden deklaroi se ka folur me aleatët kryesorë dhe të gjithë njëzëri u shprehën se presidenti rus nuk ka asnjë justifikim për të akuzuar Perëndimin.

"Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë. Nuk kishim asnjë lidhje me të. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë pasojat e ngjarjeve të kësaj fundjave dhe implikimet për Rusinë dhe Ukrainën. Por është ende shumë herët për të arritur një përfundim përfundimtar se ku po shkon kjo", tha ai.

Më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh. Pas kësaj mercenarët filluan të niseshin drejt Moskës.

Të këshilluara

Mitsotakis shpall kabinetin e ri qeveritar

Kabineti i qeverisë së re në Greqi pas fitores së Demokracisë së Re me në krye Kyriakos Mitsotakis është bërë publik. Mitsotakis u betua sot para kryepeshkop...

19:30

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI