Flash

Aksidenti tragjik në Sarandë, shuhet i riu nga Gjirokastra

Lapsi.al 28 June 2023
Aksidenti tragjik në Sarandë, shuhet i riu nga Gjirokastra

Kjo e mërkurë Bajrami është e zezë për Gjirokastrën. Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, pasi një automjet ka përplasur një motoçikletë. Mësohet se si pasojë e goditjes që ndodhi në zonën e Qafë-Gjashtës ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletë, 35-vjeçari nga Gjirokastra, Marsel Kasi.

Sakaq, trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Marsel Kasi ishte i apasionuar pas motorave dhe hiking. Bashkë me një grup ai eksploronte shpesh zonat malore të jugut dhe jo vetëm. Argjirolajm.net i shpreh ngushëllimet familjes Kasi. Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit për ngjarjen.

POLICIA E SHTETIT: Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi Marsel Kasi rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Taulant Bita 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Marsel Kasi drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi Taulant Bita është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI