Flash

Video/ Tyson e kafshimi i veshit të Holyfield që tronditi botën: 26 vjet më parë në Las Vegas nisi fundi i Iron Mike

Lapsi.al 28 June 2023
Video/ Tyson e kafshimi i veshit të Holyfield që tronditi botën:
Kafshonte jetët dhe kundërshtarët. Kjo e fundit pa asnjë metaforë. Mike Tyson, atë natë të 28 qershorit, sistemoi punët me Evander Holyfield në mënyrën e tij. “Po më godet në sy duke më rrezikuar të humbas shikimin? Do të të kafshoj veshin, sidoqoftë nuk do të shurdhohesh”. Si për të thënë, i poshtër je ti. Pastaj, e di çfarë, edhe atë pjesë të veshit do ta pështyj në tokë. “Filozofi" rruge, ajo e Brooklyn, palestra e tij natyrale që në fëmijëri, që e bëri Tyson të sjellë sherret e përditshme në ring. Atë mbrëmje në MGM Grand Arena në Las Vegas, rruga që mori boksieri i famshëm ishte ajo e perëndimit. 3 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar dhe pezullimi i licencës. Sidoqoftë, Tyson e rifitoi licencën një vit e gjysmë më vonë, por vetëm për të kombinuar të tjera banalitete. Disa ndeshje të nivelit më të ulët deri në goditjet përfundimtare të marrë nga Lennox Lewis në 2002. Një personazh kontrovers, që mbeti i madh në sytë e tifozëve, pavarësisht perëndimit të shëmtuar. I tillë ishte Tyson, ai që rriste me dashuri pëllumbat dhe rrihte gratë dhe shoqërueset e tij; ai që ndihmonte një motoçiklist të plagosur dhe rrihte egërsisht një pasagjer në aeroplan. Lexo më tej: Video/ Mike Tyson provokohet në avion: rreh me grushte tifozin e dehur Pikërisht atë natë, kundër Evander, nisi rënia e Iron Mike. Boksieri pasanik që u bë i shumë varfër pasi bleu 3 tigra, një vaskë floriri, 111 makina e pallate të tëra. Ky ishte Mike Tyson, fenomeni i boksit, që në fund kafshoi mbi të gjitha... pluhurin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI