Flash

Ambasadori i SHBA-s Hill vazhdon përkëdheljen e Beogradit

Lapsi.al 29 June 2023
Ambasadori i SHBA-s Hill vazhdon përkëdheljen e Beogradit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është shprehur këtë të enjte, në pritjen me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, se Serbia dhe Amerika janë si dy miq që kanë ndarë rrugët e tyre në të shkuarën, por tani janë sërish bashkë, duke shtuar se “suksesi i Serbisë është në interes të SHBA-së”. Kjo nuk është deklarata e parë përkëdhelëse të ambasadorit Hill ndaj serbëve, në kuadër të misionit që ai ka marrë përsipër për të larguar Berogradin nga Moska.

Lexo më poshtë:

Kris Hill, trajektorja e bombarduesit të Millosheviçit, sot mik i Vuçiçit 

Në përvjetorin e së parës luftë humanitare në botë, ambasadori amerikan bëri një piruetë të fuqishme duke hedhur poshtë trashëgiminë e eprores së tij Madlen Ollbrajt dhe "mësuesit” të tij Richard Hollbruk. Ai u kërkoi falje serbëve që patën humbur të afërmit e tyre gjatë bombardimeve. “U shpreh ngushëllimet e mia personale familjeve të atyre që e humbën jetën gjatë luftërave të viteve të nëntëdhjetë, përfshirë ato si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme dhe as që duhet (ta harrojë)”- shkroi në Tëitter ambasadori amerikan në Beograd.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI