Flash

Debuton Grezda, Zoran Zekic me “tridhëmbësh” kundër Duros: në “Gjorgji Kyçyku” miqësorja me Strugën

Lapsi.al 29 June 2023
Debuton Grezda, Zoran Zekic me “tridhëmbësh” kundër

Mes merkatos e fazës përgatitore në Pogradec, tekniku Zoran Zekic ndihet optimist. Edhe pse, në fakt, debutimi në Champions League kundër Bate Borisov nxit paqartësi. Kroati sidoqoftë ka mundësinë të testojë bindjet e tij në miqësoren e sotme kundër Strugës. Një sfidë domethënëse, edhe sepse struganët drejtohen nga një njohje e vjetër e të kuqve si Shpëtim Duro.

Për Partizanin do të jetë një test interesant dhe impenjativ, në të cilin Zekic do të insistojë për filozofinë e tij për futbollin. Përpara sfidës me bjellorusët, tekniku do të tentuar të grasatojë edhe mekanizmat ofensivë të një tridhëmbëshi që projektohet titullar për sezonin e ardhshëm. Grezda-Mba-Da Silva do të provojnë të gjejnë sa më shpejt ‘feeling’ mes tyre. Idea është për ta bërë manovrën fluide dhe të paparashikueshme, ashtu si kërkon tekniku. Me Grezdën reparti ka fituar zhdërvjelltësi, që kombinohet me finesën teknike të brazilianit dhe imponimin në zonë të Mba.

Sigurisht është ende herët për të dhënë një opinion të qartë mbi efektshmërinë e tridhëmbëshit të Zoran Zekic. Por potenciali është dhe kroati shpreson të marrë përgjigjet e para që kundër Strugës. Të kuqtë po punojnë me dy seanca stërvitore dhe nuk kanë ndërmend të ulin ritmin, për të marrë ngarkesën e duhur fizike. Duhet përballuar një kundërshtar që është në aktivizitet të plotë, me kampionatin bjellorus që ka nisur tashmë. Pikërisht kjo e bën edhe më problematike përballjen me BATE Borisov dhe Zekic synon të ngushtojë sa mund diferencën që shkakton ky fakt. Receta është ajo e intensitetit të lartë në stërvitje dhe miqësoreve të programuara në këtë fazë përgatitore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI