Flash

"Do të masakroj"/ Nis hetimi për policët që dhunuan të riun gjatë arrestimit

Lapsi.al 29 June 2023
"Do të masakroj"/ Nis hetimi për policët që

Mediat kanë publikuar një video ku shihen dy punonjës të policisë duke dhunuar dhe duke përdorur fjalor jo etik ndaj një qytetari në Durrës. Policët e kanë shtrirë në tokë qytetarin dhe ushtrojnë dhunë ndaj tij. Në lidhje me ngjarjen policia thotë në një reagim të saj se i riu ka kundërshtuar ndalimin ndërsa ka nisur jetimet për sjelljen nga policët. 

Sipas policisë, "më datë 26 qershor janë arrestuar shtetasit E.D., 27 vjeç dhe G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës (thikë), ndërsa shtetasit G. S. i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, te dy këta shtetas kanë përdorur forcën kundër punonjësve të Policisë, për t’i ndaluar të kryejnë veprimet procedurale për rastin.

Drejtoria e Standardeve Profesionale të DPPSH dhe AMP-ja, menjëherë sapo kanë marrë njoftim në lidhje me komunikimin joetik të punonjësve të Policisë, më datë 27.06.2023 kanë nisur hetimin administrativ për këta punonjës policie që shfaqen në këtë video, për veprimet e tyre, si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale”- njofton policia.  /LAPSI.al

Të këshilluara

NASA planifikon të minojë Hënën

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA planifikon të minojë Hënën brenda dekadës së ardhshme, me synimin për të gërmuar dhe ndërtuar atje brenda vitit 2032. NASA ...

22:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI