Flash

Kampi i MEK, reagon Irani: Do të ketë gjyq ndërkombëtar!

Lapsi.al 29 June 2023
Kampi i MEK, reagon Irani: Do të ketë gjyq ndërkombëtar!

Reagon Irani lidhur me situatën dhe tensionet e krijuara në kampin MEK në Manzë të Durrësit.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se vendi i tij planifikon të mbajë “gjyq ndërkombëtar” për organizatën e tyre kundërshtare në mërgim, muxhahedinët e strehuar në kampin MEK në Manëz.

Ai tha se sistemi gjyqësor ka përgatitur 700 aktakuza kundër anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të MEK, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA. Ai u shpreh se gjykata do të mblidhet së shpejti për të ndjekur penalisht këta individë.

Njoftimi erdhi vetëm një javë pasi policia shqiptare më 20 qershor bastisi kampin e MEK pranë Tiranës, ku strehohen mijëra muxhahedinë.

Gjatë aksionit policor 36 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të MEK, u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan gjatë bastisjes në kampin Ashraf 3. Përfaqësuesit e MEK-ut pretenduan se një i moshuar vdiq si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, por autoritetet shqiptare mohuan përgjegjësinë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI