Flash

VOA zbardh detajet nga kontrolli i hyrje-daljeve të muxhahedinëve nga kampi Ashraf 3

Lapsi.al 29 June 2023
VOA zbardh detajet nga kontrolli i hyrje-daljeve të muxhahedinëve nga

Në Shqipëri, policia po kontrollon hyrje-daljet nga kampi Ashraf 3, në Manzë, ku strehohen afro 2500 anëtarë të organizatës MEK, muxhahedinët e popullit Iranian. Masat e policisë pasojnë përplasjet e forta që ndodhën pasi policia ndërhyrjen javën e shkuar në brendësi të kampit, për kontrollin e mjediseve, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit. Prokuroria e posaçme ka dyshime se MEK, ka organizuar sulme kibernetike ndaj Iranit. Punonjës të policisë, përfshirë ata të njësisë antiterror, po qëndrojnë në hyrje të kampit Ashraf 3, duke mbajtur nën mbikqyrje çdo lëvizje. Banorët që dalin rregjistrohen me emër, pasi kanë dhënë dhe arsyet e lëvizjes, e po ashtu dhe automjetet i nënshtrohen kontrolleve.

Pas shumë vitesh qëndrimi në Shqipëri, ku anëtarët e organizatës MEK, u pritën për arsye humanitare, dhe angazhimit të autoriteteve për mbrojtjen e tyre, situata ka ndryshuar ndjeshëm, pasi javën e shkuar, Gjykata miratoi urdhërin e Prokurorisë së Posaçme për të ndërhyrë dhe ushtruar kontroll në mjediset e shumta të kampit. Rezistenca e banorëve, sidomos kur forcat e shumta të policisë ju afruan sallave të serverave, çoi deri në përplasje mes palëve.

Muxhahedinët folën për ushtrim dhune nga policia, duke akuzuar atë madje si përgjegjëse për humbjen e jetës së njërit prej banorëve. Por autoritetet shqiptare mohuan kategorikisht të kenë përdorur forcën, duke deklarauar se askush nuk mund të pengojë zbatimin e vendimit të Gykatës. Sipas policisë, nga brenda kampit kishte patur përpjekje për të fshehur materiale të ndryshme, duke shpërndarë për këtë dhe pamje filmike, përfshirë rezistencën ndaj policisë. Dhjetra kompjuterë e laptop si dhe material të shumta shkresore u sekuestruan.

Drejtuesit e MEK-ut reaguan me një gjuhë të ashpër duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si “sjellje kriminale e barbare”, që madje sipas tyre ishte nxitur nga Irani, shtet me të cilin Shqipëria ndërpreu verën e kaluar, marrëdhëniet diplomatike, pasi deklaroi se ishte organizatori i sulmit masiv kibernetik mbi infrastrukturën digjitale të vendit.

MEK-u po ashtu kërkoi nga Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja që të dënonin ngjarjen. Por në fakt Uashingtoni I doli në krah autoriteteve shqiptare. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se “mbështesim të drejtën e Shqipërisë, për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar që zbatohen për çdo lloj mysafiri, dhe këta mysafirë duhet t’i respektojnë ato”.

Ndërhryja në Kampin Ashraf 3 u urdhërua pasi hetimet e Prokurorisë së Posaçme, dhe të dhënat e grumbulluara nga policia, çuan në dyshime të forta se anëtarët e MEK-ut kanë përdorur territorin shqiptar për të kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit, në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian, dhe madje, “se pjestarë të organizatës, janë të përfshirë në aktvitet kriminal të terrorizmit dhe të financimit të terrorizmit”/VOA

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulgarec, Korçë. Mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen. Si pasojë...

16:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI