Flash

Kolegji Zgjedhor vendos për fatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës

Lapsi.al 30 June 2023
Kolegji Zgjedhor vendos për fatin e zgjedhjeve në bashkinë e

Këtë të premte Kolegji Zgjedhor kreu procesin e rinumërimit të 18 kutive, për bashkinë e Kuçovës padisë së bërë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi. Nga rinuëmrimi doli se Maliqi kishte marrë në kuti 4 vota më shumë, kandidati socialist Kreshnik Hajdari 9 vota më shumë ndërsa ai i PD-së së vulës, Ilirian Koxhaj me 2 vota më shumë. Kjo bëri që rezultati për fituesin të mos ndryshojë pasi kandidati i PS ka mbi 600 vota diferencë.

Megjithatë Maliqi kërkoi që zgjedhjet në këtë bashki të shpalleshin të pavlefshme për shkak të parregullsive dhe procesi në bashkinë e Kuçovës të përsëritej. Pasi dëgjoi palët Kolegji e kërzoi kërkesën e kandidatit të BF dhe la në fuqi rezultatin. Vetë Maliqi e cilësoi këtë vendim politik duke shtuar se zgjedhjet nuk do të njihen nga opozita.

“Ky proces dhe ky vendim ishte pak a shumë i njëjti që kisha me burimet e mia nga Rilindja se donin ta shpallnin fitues dhe në vjeshtë të bëjnë zgjedhjet me kandidat tjetër. E dinin shumë mirë se me këtë kandidat ishte e pamundur. Votim afrikan ishte në Kuçovë. Kodi Zgjedhor thotë që vota është e fshehtë.

E patë që dokumentacionet ishin për faqe të zezë. Unë jam i qetë, jam mësuar me këto beteja. Do vijoj me beteja politike. Këto zgjedhje si në Kuçovë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe OSBE do japë konkluzione të këqija. Qesh mirë kush qesh i fundit thotë populli.

Nesër të marrim njerëzit e të votojnë. Nuk qenka problem për 2-3-4 apo 5 veta. Ti themi njerëzve votoni me karta. Ky ishte vendim politik. Ju tregova shqiptarëve me fakte se çfarë ndodh, zgjedhjet nuk do njihen nga opozita. Sot fitoi krimi, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës”, - tha Maliqi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI