Flash

“Lidhjet e krimit me politikën, shqetësuese”, Xhafaj kundër Ramës për arrestimin e Vangjush Dakos

Lapsi.al 30 June 2023
“Lidhjet e krimit me politikën, shqetësuese”, Xhafaj

Kur flet për arrestimin e Vangjush Dakos, deputeti socialist, i konsideruar si një nga njerëzit kyçë të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj është krejt në kah të kundërt me mesazhin që shpërndau Edi Rama pas arrestimit të mikut të tij nga Durrësi.

Në reagimin e tij të parë dhe të vetëm, Rama u shfaq i paqartë për atë që kishte ndodhur. Ai tha se nuk ndjehej mirë kur shihte se si “mund të përdorej forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë”.

Për Fatmir Xhafaj nuk është kështu. I pyetur nga gazetarja Merita Haklaj për një koment mbi prangosjen e Dakos, gjë për të cilën ishte folur para shkarkimit të tij si ministër, Xhafaj u shpreh:

“Korrupsioni mbetet një problem i madh në vendin tonë. Gjithashtu lidhja e politikës me krimin mbetet një problem, sa kohë që flitet për ndikim dhe bashkëveprim të individëve që janë pjesë e politiës apo të individëve që jane pjesë e krimit dhe përsa kohë flitet për ndikim dhe interesa e përfitime të caktuara nga kjo botë nga pushteti real. Eshtë shqetësuese, shumë shqetësuese” tha Xhafaj, duke cekur një anë tjetër, akoma më të errët të Vangjush Dakos, atë të lidhjes me bandat dhe krimin që i përdorte në Durrës për të rrëmbyer fitoret e njëpasnjëshme në zgjedhje.

Në fakt, çështjet të cilat i referohet Xhafaj, si ajo e bashkëpunimit të Dakos me bandat e Durrësit janë një histori dështimi për drejtësinë e re dhe vetë Xhafajn, i cili nuk arriti ta arrestojë Vangjush Dakon në 2018 sepse u shkarkua nga detyra.

Dako u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me lejen e vonuar për një pallat dhe për një abuzim me tarifën e një studimi.

Gjithsesi me qëndrimin e tij, Fatmir Xhafaj mund të konsiderohet një zë ndryshe në PS që arrin të artikulojë ide dhe deklarata tabu për deputetët e tjerë të kësaj force politike.

Për arrestimin e Vangjush Dakos u fol edhe në vitin 2018, kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i brendshëm. Gjate operacionit Volvo 4 ai arrestoi ish deputetin e PS, Arben Ndokën, ish deputetin tjeter të PS Arben Çukon dhe patronazhistët e PS, Astrit dhe Altin Avdylaj të lidhur ngushtë me Vangjush Dakon.

Ndërsa pritej prangosja e Dakos, Xhafaj u shkarkuar dhe kryeministri Rama u tha socialistëve në ate kohë se “nëse do të dalësh t'i gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë”.

Arrestimi i Vangjush Dakos ndodhi 4 ditë pas lirimit nga burgu të Saimir Tahirit. Më herët ambasadorja amerikane kishte kërcënuar të gjithë ata politikanë që ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë dhe ndihmojnë miqtë e tyre.

Pasi u shkarkua nga detyra si Ministër i Brendshëm, në zgjedhjet e 25 Prillit, Rama nuk e vendosi Xhafajn në listën e sigurtë të deputetëve por u fut në parlament pasi mori më shumë se 10 mijë votat e nevojshme që duheshin për të thyer herësin.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI