Flash

Berisha: Tre shpjegime për atë që ndodhi mes Alma K dhe Safet Gjicit

Lapsi.al 30 June 2023
Berisha: Tre shpjegime për atë që ndodhi mes Alma K dhe Safet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë video-skandalin e publikuar pak javë më parë, ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Në një dalje për mediat, ai theksoi se disa persona në qeveri kanë gjobitur Safet Gjicin dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin, por mesa duket kjo gjë nuk ka funksionuar.

“Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma: ai ishte një seks për tender. Kur jua thosha unë këtu korrupsion erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është rasti.

Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam.

Tani ka një përpjekje, siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë. Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Gjoba flitet deri në 500 mijë euro, për të mos e dhënë filmin.

Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Saliu. E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit. Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat. Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë”- tha ai.

Të këshilluara

NASA planifikon të minojë Hënën

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA planifikon të minojë Hënën brenda dekadës së ardhshme, me synimin për të gërmuar dhe ndërtuar atje brenda vitit 2032. NASA ...

22:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI