Flash

Xhafaj: Kushtetutës së 2008 i ka ardhur fundi, duhet sistem i ri elektoral

Lapsi.al 30 June 2023
Xhafaj: Kushtetutës së 2008 i ka ardhur fundi, duhet sistem i ri

Kodi i ri elektoral pritet të jetë tema e nxehtë që do të dominojë diskursin politik me nisjen e sesionit të ri parlamentar, në një kohë kur partitë e vogla synojnë të realizojnë një referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Lidhur me këto lëvizje për të përmirësuar përfaqësimin në politikë, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj la të kuptohet në emisionin “Intervistë” me Merita Haklaj në A2CNN se fundi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 mund të jetë afër. Sipas Xhafajt ndryshimet demografike, emigrimi por edhe faktorë të tjerë të shtyjnë drejt gjykimit se vendi ka nevojë për një sistem të ri elektoral.

“Për një pjesë të amendamenteve të 2008 unë kam qenë kundër forcës sime politike. Dhe nuk jam përfshirë në ato amendamente. Por kanë kaluar shumë vite dhe kanë ndryshuar shumë gjëra, ndaj mendoj se vendi ka nevojë për një reformë kushtetuese dhe institucionale në raport me partitë politike. Që do të thotë që ka nevojë për ta riparë sistemin elektoral që kemi edhe për shkak të hartës dhe ndryshimeve demografike që ka pësuar vendi. Ka nevojë për të ndryshuar ligjin për partitë politike dhe parashikimet kushtetuese e ligjore që lidhen me mandatet politike. Pjesë e kësaj mund të jetë dhe sistemi elektoral”, tha Xhafaj.

Më tej deputeti socialist nënvizoi se çdo ndryshim duhet përshtatur me kohën dhe kontekstin politik ku ndodhet vendi, ndaj palët duhet të jenë shumë të kujdesshme me kodin e ri zgjedhor.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse një zgjidhje duhet dhënë në kontekstin e momentit kur zbatohet. Nëse do ta bënim një sistem mazhoritar do kishte problematika lidhur me barazinë gjinore, me futjen e të rinjve në politikë etj… Nëse do bënim një sistem të pastër proporcional do ti jepte më pak mundësi individëve që vijnë, ose mundësi që të thithësh disa vlera që janë të nevojshme për shkak të emigrimit. Do kishte pasoja edhe për momentin sepse disa me anë të fuqisë financiare që kanë mund ta ndikonin votën me sistemin proporcional të pastër. Po të analizojmë me kujdes rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe të mëparshme, kuptojmë se rezultati ka të bëjë me këtë lloj ndikimi”, u shpreh ai.

Xhafaj gjithashtu nënvizoi se nuk pajtohet me ata që thonë se po s’pate lekë dhe po s’u lidhe me të fortët nuk bëhesh dot deputet, duke treguar shembullin personal që arriti të thyejë herësin në Tiranë, edhe pse kryeministri Rama e renditi të 23-n në listën e kryeqytetit.

“Unë marrë shembullin tim, kurrë në jetën time nuk kam paguar 1 lek për votë. Apo të kem marrë vota në këmbim të një interesi të caktuar. Apo njerëz të fortë që kanë qenë në krah tim për të më siguruar vota. Edhe në këto zgjedhje, ku edhe vetë ata që më çuan te 23 nuk e besonin që, dhe më bën një nder të madh pasi provova veten se ku isha”, tha Xhafaj.

Por, ai pranoi se është koha që aktorët politikë të bëjnë një analizë të gjatë për të kuptuar se çfarë është bërë mirë dhe çfarë keq, në mënyrë që sistemi i ri elektoral të jetë i duhuri. 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI