Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

45 të vdekur në një aksident rrugor në Kenia

Lapsi.al 1 July 2023
45 të vdekur në një aksident rrugor në Kenia

Të paktën 45 persona u vdiqën të premten kur një kamion u përplas me disa automjete dhe goditi disa këmbësorë në perëndim të Kenisë.

Aksidenti i së premtes në mbrëmje ndodhi në një vend të njohur për aksidente pranë qytetit Londiani, i cili është rreth 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Nairobi.

Oficerët në vendngjarje numëruan 45 trupa, por besohet se më shumë njerëz ishin të bllokuar në rrënoja, tha një udhëheqës i policisë për AP-në.

Numri i personave të plagosur mbetet i paqartë.

Dëshmitarët e cituar nga media lokale thanë se kamioni doli nga autostrada kryesore dhe goditi disa automjete përpara se të godiste këmbësorët dhe tregtarët. Dëshmitarët shpërndanë foto të automjeteve të shkatërruara.

Shoqëria e Kryqit të Kuq në Keni tha se reshjet e dendura të shiut kishin ndërprerë reagimin dhe se njerëzit ishin ende të bllokuar në automjetet e shkatërruara. /REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI