Flash

Erzeni pa 'busull', por me premtimin e bordit: ndërkohë më të mirët ikën

Lapsi.al 1 July 2023
Erzeni pa 'busull', por me premtimin e bordit: ndërkohë

Kaos, pasiguri, lojtarë që largohen e asnjë emër për t'i zëvendësuar. Jo jo nuk flitet për sezonin që lamë pas, edhe pse është pothuaj e njëjta histori. Erzeni gjen përpara të njëjtën situatë problematike, gati asfiksuese, edhe në prag të kampionatit të ri. Një lajm, i rëndësishëm, por jo sa për ti bërë shijakasit entuziastë, ishte mbledhja e bordit të klubit. Ata vendosën qendrimin në kampionatit elitar, diskutuan mbi buxhetin dhe ekipin e sezonit të ri.

Konfirmimi i përfaqësimit në Superiore, megjithatë, është vetëm njëra anë e medaljes. Sepse tjetra lidhet drejtpërdrejtë me projektimin për sezonin e ri dhe aty gjërat vazhdojnë të jenë në një tymnajë të vërtetë. Skuadra duhet të riformatohet, përforcohet, apo plotësohet në bazë të objektivave të klubit. Vetëm se e gjitha kjo duhet të bëhet përpara fazës përgatitore. Deliallisi, nëse konfirmohet në pankinë, apo cilido trajner që do të marrë drejtimin e shijakasve, duhet të ketë lojtarët në dispozicion për të punuar me grupin në fazën përgatitore.

Lexo më tej: Video/ Erzeni përmbyt Korabin në shtesë: shijakasit edhe një vit në Superiore, dëshpërohen dibranët

Ndërsa, për momentin, te Erzeni numërohen vetëm ikjet dhe janë ato të pedinave më të rëndësishme. Pikërisht ata lojtarë që mbajtën peshën kryesore në shpëtimin e Erzenit sezonin e kaluar. Mehmeti u transferua te Partizani, Nonato është një hap nga Egnatia, Sadiki e Kapllani te Dinamo. Pa harruar se Iljazi e Kahrimanovic janë me kontratë të përfunduar. Për momentin në Shijak kanë vetëm premtimin se "puna e palodhur dhe investim serioz i drejtuesve, do jetë fokusi për vazhdimin në mënyrë dinjitoze në garat elitare të kampionatit shqiptar të futbollit". E të mendosh se një tjetër mrekulli do të ndodhë si sezonin e kaluar, kur një skuadër pa fazë përgatitore u mblodh në minutat e fundit, është krejtësisht e pavend.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI