Flash

Regjistroi në mënyrë fiktive "vajzën" për qëllime përfitimi, burg për 57-vjeçarin në Kukës

Lapsi.al 1 July 2023
Regjistroi në mënyrë fiktive "vajzën" për

Gjykata e Kukësit caktoi “arrest në burg” për 57-vjecarin Xhevit Sopaj, i cili u arrestua tre dite me parë për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

Sopaj kishte regjistruar 21 vite më parë në mënyrë fiktive një vajzë që nuk ekzistonte për qëllime përfitimi, ndërsa ka bërë çregjistrimin e saj në 2021, kohë që përkonte me mbushjen e moshës 19 vjeç të saj.

Ndërkohë, janë vënë në hetim në gjendje të lirë për shpërdorim detyre, një mjek që mund të ketë bërë certifikatë false lindjeje dhe administratori i një agjencie funerale, që mund të ketë bërë certifikatën false të vdekjes.

Sopaj “krijoi” vajzën imagjinare në vitin 2002, për të përfituar ndihmë më të lartë ekonomike nga shteti, sipas ligjit të kohës, familja duhej të kishte 3 fëmijë. Policisë së Kukësit iu desh disa muaj të hetojë me metoda speciale, për të zbuluar se Xhevit Sopaj kishte falsifikuar ndër vite dokumentet.

Megjithatë, Xhevit Sopaj vijonte të kishte të regjistruar në trungun e familjes, edhe vajzën inekzistente të cilës i kishin vënë emrin Ariola, deri kur fëmija që ekzistonte vetëm në letra, u bë 18 vjeç. Ky është limiti i moshës kur prindërit përfitojnë ndihmë nga shtetit. Kështu, në vitin 2021, në moshën 19-vjeçare, duke mos ndjerë më përfitime nga vajza e regjistruar vetëm në gjendje civile, Sopaj e shpalli të vdekur, për të fshirë çdo gjurmë të saj nga certifikata familjare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI