Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si nëpër filma, policia kap në flagrancë grabitësit në Lushnje

Lapsi.al 1 July 2023
Si nëpër filma, policia kap në flagrancë grabitësit

Një grabitje si nëpër filma është parandaluar në fshatin Bubullimë të Lushnjës.

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë, por plani i tyre ka dështuar pasi janë kapur në oborr nga policia.

Ishin banorët e fshatit Bubullimë ata që kishin parë dy personat e maskuar që po lëviznin drejt banesës për ta grabitur ndërsa ngjarja që mund të kishte rezultuar me pasoja për jetën e pronarëve të banesës, pasi njëri nga autorët e ishte i pajisur me pistoletë.

Dy të rinjtë Gentian Bajrami, 22 vjeç dhe Ramazan Troka 29 vjeç, u kapën flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, të dy banues në Radostinë, Fier.

Gjithashtu, u kap dhe u arrestua Volter Alushaj, 30 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi dyshohet se ka sjellë dy grabitësit, në vendngjarje, me automjet, dhe po i priste ata në vendin e quajtur “Rotondoja e Kolonjës”, për t’i marrë sërish, pas grabitjes

Në cilësinë e provës materiale, dy grabitësve iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të këshilluara

Shefi i CIA-s, vizitë sekrete në Ukrainë

Drejtori i CIA-s William Burns bëri një udhëtim të fshehtë në Ukrainë në fillim të qershorit, gjatë të cilit zbuloi nga zyrtarët e Kievit një strategji për të r...

11:15

Si do të jetë moti për fundjavën

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshtam, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa ...

09:38

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI