Flash

Video/ Tragjedi në Spa, humb jetën piloti Dilano van 't Hoff: përplaset në pistë nga një makinë tjetër

Lapsi.al 1 July 2023
Video/ Tragjedi në Spa, humb jetën piloti Dilano van 't Hoff:
Tragjedi në botën e automobilizmit. Piloti i ri holandez Dilano van 't Hoff, 18 vjeç, humbi jetën në një përplasje të dhunshme në pistë. Gjithçka ndodhi në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit rajonal evropian Formula 3. Van 't Hoff u përplas me një makinë tjetër nën shiun e rrëmbyeshëm që po binte në cirkuitin legjendar belg. Makina e tij mbeti e palëvizur në mes të pistës, në drejtimin Kemmel dhe më pas u godit drejtpërdrejt nga një makinë që i erdhi nga pas shpine. Ai u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore. Më pas Van 't Hoff u dërgua me urgjencë në spital, por nuk kishte asgjë për të bërë. Dinamika e aksidentit solli në mendje atë të vitit 2019 mes Juan Manuel Correa dhe Anthoine Hubert. Në atë rast përplasje i kushtoi jetën talentit të ri francez të F2. Lexo më tej:Video/ Makina u nda në dysh nga përplasja: 22 vjeçari Hubert humb jetën në F2, Hamilton i ashpër: "Pilotët pak të vlerësuar"

MESAZHI NGUSHËLLUES I F1

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI