Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vijojnë trazirat në Francë, tre oficerë policie qëllohen me armë zjarri nga protestues

Lapsi.al 1 July 2023
Vijojnë trazirat në Francë, tre oficerë policie

Tre oficerë policie janë qëlluar me armë zjarri gjatë protestave të dhunshme në Francë, nga një protestues, ende i paidentifikuar.

Sipas mediave të huaja, oficerët u ‘zunë në pritë’ nga dikush që ishte fshehur pas një muri në rajonin Rhone. Ata u qëlluan në këmbë dhe kofshë.

“Ne kemi kaluar një situatë alarmante. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese”, ka thënë një oficer policie për BBC.

Më shumë se 1300 persona janë arrestuar pas natës së katërt të protestave të dhunshme në të gjithë vendin pas vdekjes së djalit 17-vjeçar Nahel Merzouk, i cili u qëllua nga policia gjatë një ndalimi trafiku në një periferi të Parisit të martën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI