Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Amanda Bynes del nga spitali psikiatrik

Lapsi.al 2 July 2023
Amanda Bynes del nga spitali psikiatrik

Amanda Bynes është liruar nga institucioni psikiatrik dy javë pas incidentit ,sipas një raporti.

Mjekët menduan se aktorja , e cila jeton me çrregullim bipolar, ka bërë përparim të dukshëm gjatë qëndrimit të saj në spital dhe tani do të rifillojë të jetojë e pavarur, shton gazeta. Një profesionist mjekësor do të kontrollojë Bynes çdo ditë për t'u siguruar që ajo po vazhdon me planin e saj të rimëkëmbjes.

Mbajtja psikiatrike e saj u zgjat javën e kaluar pasi familjarët ishin të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e saj. Pas përfundimit të ndalimit të detyrueshëm 72-orësh, mjekët e zgjatën qëndrimin e saj me një javë tjetër të plotë.

Kjo është hera e dytë që aktorja vendoset në një ndalesë psikiatrike këtë vit. Në mars, Bynes u gjet e zhveshur duke bredhur rrugëve të LA. Një dëshmitare okulare i tha TMZ se ajo ndaloi një makinë dhe i tha shoferit se po përjetonte një episod psikiatrik përpara se të telefononte policinë. Në atë kohë, burimet zbuluan gjithashtu se Bynes kishte jetuar "në rrugë për ditë të tëra". Ajo dyshohet se ishte dhe  "pa ilaçet e saj" gjatë incidentit, sipas ish-të fejuarit  Paul Michael, i cili u nda nga ajo në korrik 2022./Lapsi.al

 

Të këshilluara

William dhe Harry nderojnë Princeshë Diana-n

Princi William dhe Princi Harry lanë mënjanë debatet për të nderuar nënën e tyre të ndjerë, Princeshën Diana, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Diana 2023 të p...

11:08

Amber Heard flet pas rikthimit në aktrim

Amber Heard është rikthyer në qendër të vëmendjes  dhe në mediat sociale. Aktorja ndau një foto ndërsa ishte në skenë në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina n...

10:46

Ndahet nga jeta aktori Alan Arkin

Aktori fitues i Oskarit, Alan Arkin, i njohur për rolet e tij në "Little Miss Sunshine" dhe "Catch-22", ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Djemtë e tij, ...

17:41

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI