Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Hakmarrja e Putin/ Mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

Lapsi.al 2 July 2023
Hakmarrja e Putin/ Mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbyllur në atë që raportohet si hakmarrje ndaj tij për rebelimin e 24 qershorit.

Yevgeny Zubarev, kreu i faqes së lajmeve RIA FAN të Prigozhinit, njoftoi në mbrëmjen e 1 korrikut se kompania po mbyllej, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

RIA FAN është media më e spikatur e grupit Patriot Media të Prigozhinit, që në përgjithësi mban qëndrime pro-Kremlinit, duke ofruar edhe raportim pozitiv për aktivitetet e Prigozhinit dhe duke sulmuar rivalët si guvernatorin e Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov.

Gazeta e kontrolluar nga Prigozhini, Nevskiye Novosti, në Shën Petersburg njoftoi gjithashtu se po e ndërpret publikimin.

Gazeta Kommersant raportoi më 30 qershor se mbikëqyrësi shtetëror i mediave ruse, Roskomnadzor, kishte bllokuar faqet e internetit të mediave të Prigozhinit pa dhënë ndonjë arsyetim për këto veprime.

“Për shkak se ne nuk mund të vazhdojmë të punojmë në internetin rus ose t’i përmbushim detyrimet tona ndaj partnerëve dhe reklamuesve tanë, unë kam marrë vendimin, në bashkëpunim me bordin e grupit Patriot, për të ndaluar publikimin që nga 30 qershori”, tha kryeredaktori i Nevskiye Novosti, Andrei Krasnobayev për Radion Evropa e Lirë.

Prigozhini dhe qindra luftëtarë të tij të armatosur mercenarë udhëhoqën një kryengritje të shkurtër më 24 qershor, kur pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe kërcënuan se do të marshonin drejt Moskës.

Kriza u qetësua pasi Prigozhini pranoi një marrëveshje që do t’i lejonte atij të shkonte në mërgim në Bjellorusi dhe t’u jepte mercenarëve të tij zgjedhjen për t’u bashkuar me të atje ose për t’u integruar në ushtrinë ruse.

Prigozhini nuk është shfaqur publikisht që nga shtypja e kryengritjes së tij, por udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se ai është në Bjellorusi.

Në platformën Telegram, Ostorozhno Novosti raportoi më 1 korrik se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kishte anuluar një kontratë me kompaninë e hotelerisë, Concord, të Prigozhinit, e cila po pushonte nga puna qindra punëtorë.

Sipas kontratës, Concord siguronte ushqim për trupat ruse që luftonin në Ukrainë, si dhe për spitalet dhe organizatat publike në pjesët e Ukrainës nën pushtimin rus./REL/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI