Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

"Unë e mbaj të zgjedhme"/ Përgjimet që fundosën trafikantët e Elbasanit

Lapsi.al 2 July 2023
"Unë e mbaj të zgjedhme"/ Përgjimet që

“Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vetë nai vizë”. Kështu i mburrej në përgjimet e regjistruara një nga shpërndarësit e drogave të forta në Elbasan një agjenti të infiltruar, gjatë kohës që po i shiste dozën e radhës.

Hetimi i Prokurorisë së Elbasanit, që zgjati rreth 3 muaj çoi në pranga 45 persona dhe 7 të tjerë në kërkim, si pjesë e një rrjeti që shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme në këtë qytet. Ata dolën këtë të diel përpara Gjykatës së Elbasanit, teksa Prokuroria në kërkesën e saj për masë sigurimi, rendiste një sërë episodesh të blerjeve të kryera nga agjentë të infiltruar dhe bisedat që ata kryenin.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore që Tv Klan citon, lënda shitej nëpër lagjet e qytetit dhe shpërndarësit qëndronin pranë banesave ku mbanin dozat. Për të humbur gjurmët ata lëviznin me blerësit disa metra nëpër rrugica, teksa shqetësohen edhe për policinë. Në një nga bisedat e regjistruara nga agjenti i infiltuar, shpërndarësi e pyet atë nëse pa policë në cepin e rrugës, për t’u siguruar.

PËRGJIMET 

Esmirald Liçi: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

Agjenti: Gjum?

Liçi: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer najnji se hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

Agjenti: Kam kshu, kam ca kohë kshu.

Liçi: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin tka rop…

Droga shpërndahej edhe nga makina në makinë, apo duke iu dorëzuar blerëseve nga poshtë derës së banesave që përdoreshin si baza, për të shmangur vëzhgimet. Mes të arrestuarve janë edhe biznesmenë si dhe drejtues të grupeve. 11 nga të arrestuarit kanë qenë të dënuar edhe më parë për çështje droge. Në kuadër të këtyre hetimeve, nga kontrollet e ushtruara, u gjetën sasi vlerash monetare në lekë, euro dhe franga, si dhe mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni. /Tv Klan

LEXO EDHE: Përgjimet që ‘dogjën’ grupin e trafikantëve në Elbasan: I mir o? Se na flliq te njerëzit

Të këshilluara

I dehuri përplas disa makina në Sarandë

Policia në Sarandë arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar makinën, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dh...

17:29

Hailey Bieber rihap çështjen me Selena Gomez

Hailey Bieber ka folur sërish për “çështjen” e saj dhe Selena Gomez e ftuar në serialin ‘Bloomberg Originals’. “Unë nuk mendoj se kjo ka të bëjë me mua, Hail...

19:53

Safet Gjici kërkon lirinë në Apel

Safet Gjici i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve vendorë, ka ankimuar masën e arrestit me burg. Gjici i është drejtuar Apelit nëpërmjet ...

14:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI