Flash

Aksident në aksin Korçë – Ersekë, 3 të plagosur

Lapsi.al 3 July 2023
Aksident në aksin Korçë – Ersekë, 3 të plagosur

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë – Ersekë.

Në afërsi të fshatit Kamenicë, drejtuesja 52 vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Jeep” dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 persona, drejtuesja e mjetit dhe dy shtetas të mitur.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K. (gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI